Telenews

Kjo është data kur nis Big Brother VIP Albania 5? Publikohet promoja e dytë

Ethet e “Big Brother VIP Albania” kanë filluar të ndihen zyrtarisht. Top Channel ka publikuar pak më parë promon e dytë të edicionit të pestë, duke e cilësuar atë si “programin e emocioneve të mëdha dhe rekordeve të pathyeshme”.

​Në videon e postuar në rrjetet sociale, produksioni premton se ky edicion do të hapë dyert për aventura të reja, duke bashkuar sërish shqiptarët para ekranit. Por, ajo që ra në sy të të gjithëve ishte sërish mungesa e një date fikse.

Promoja mjaftohet vetëm me paralajmërimin “Nga Dhjetori në ekranin e Top Channel”, duke e mbajtur ende mister ditën e startit për publikun e gjerë.

​Burime të sigurta pranë Prive by Liberta Spahiu bëjnë të ditur ekskluzivisht se data e përcaktuar për ndezjen e dritave të shtëpisë më të famshme është 20 Dhjetori. Kjo e premte pritet të shënojë fillimin e maratonës televizive që pritet të mbërthejë shqiptarët para ekranit për muaj me radhë.

Por, ky prag sezoni vjen i shoqëruar edhe me një notë të thellë trishtimi. Siç raportuam të shtunën, i ndjeri Shpat Kasapi ishte paraparë të ishte pjesë e kastit të këtij edicionit.

Këngëtari i dashur për publikun ishte në planet e produksionit për t’u bërë banor i shtëpisë, por ndarja e tij e parakohshme dhe tragjike nga jeta e bëri këtë rrugëtim të pamundur, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

 

Të ngajshme

Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…

Rrezarta Ramaj

Dëshmon babai i Noizy-t për tritolin në lokalin e këngëtarit: Para shpërthimit erdhën 5-6 makina dhe provokuan djalin tim

Rrezarta Ramaj

Luana Vjollca rikthehet në Top Channel me spektaklin e ri “Shiko kush luan”!

Rrezarta Ramaj