Telenews

Kjo është e moshuara që humbi jetën si pasojë e aksidentit të rëndë në Podujevë

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi mbrëmë në fshatin Dumnicë të Podujevës, la të lënduar katër persona të cilët u dërguan me urgjencë në spital. Njëra nga ta nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Azize Rexhepi, 87-vjeçare.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Kurti në siklet- Paçarizi: Po kërkon armik, prandaj i sulmon gazetarët

KushtrimGuraj

Debati për Exit Poll-et, Kusari: Prokuroria s’duhet ta dëgjojë Kurtin

KushtrimGuraj