Telenews

Kjo është komuna më transparente për vitin 2022 në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) së bashku me Transparency International Slovakia kanë mbajtur  konferencë për medie ku është prezantuar Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës, shkruan Telenews.al

Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se viti 2022 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në nivel komunal me një rritje prej 12% pikë në krahasim me vitin paraprak, nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.

Njoftimi i plotë:

Të ngajshme

Të shtëna me armë në një universitet në ShBA, një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Valjeta Turkaj

Pas dështimit të Qeverisë “Kurti 3”, Osmani do të nis konsultimet me partitë politike

Valjeta Turkaj

Trump e lidh takimin me Putinin me sigurimet për marrëveshjen me Ukrainën

KushtrimGuraj