Telenews

Kjo është lista me emrat e zyrtarëve të Doganës të arrestuar në aksionin në veri

 

 

Prokuroria Speciale, Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë zhvilluar të shtunën një aksion në veri të vendit, që rezultoi me arrestimin e tetë zyrtarëve të Doganës dhe një pjesëtari të Policisë Kufitare, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolle e që u kryen në 11 lokacione, ku u kapën zyrtarët e dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari policor që ra në prangat e IPK-së është Arben Aliu – i cili është dërguar në mbajtje, bashkë me zyrtarët e Doganës.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se tetë doganierët e arrestuar janë:

1. Admir Sejdiu

2. Granit Zymberi

3. Verodraf Miletic

4. Mensur Stagova

5. Tomislav Dimic

6. Andrija Cavie

7. Nenad Mitic

8. Mirko Jevtic

Prokuroria Speciale njotoi se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘Marrja e ryshfetit’.

Sipas Prokurorisë Speciale, operacioni u krye pas një hetimi të gjatë.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar prova materiale për të mbështetur procedurën hetimore, sikurse: 20 plomba zyrtare të Doganës, dhjetë telefonë dhe katër sim kartela, një pistoletë me leje me tre karikator dhe nëntë fishekë dhe 16 copë municion jozyrtar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Telenews/

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë, temperaturat deri në kaq gradë

Donat Hashani

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Donat Hashani

Studimi tregon se ushtrimet përmirësojnë mbijetesën ndaj kancerit

Erzana Fazliu