Telenews

Kjo është marrëveshja që solli ndaljen e grevës së minatorëve të Trepçës sot

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Minierën e Trepçës mes sindikatës dhe përfaqësuesve të Qeverisë u arrit marrëveshja, shkruan Telenews.al

Në minierë ishin prezent deputetët Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Halil Thaçi të cilët diskutuan me grevistët.

LEXO EDHE:

Gjendet gruaja nga Drenasi që ishte raportuar e zhdukur, kjo është gjendja e saj

Siç mësohet ata u dakorduan që pagat e minatorëve të dalin nga data 6 deri 10 e muajit, si dhe kryeshefi aktual, Enis Abdurrahmani do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij edhe për gjashtë muajt e ardhshëm deri sa të shpallet konkursi i ri për kryeshef.

Poashtu e diskutueshme ishte edhe pjesa që minatorët grevistë të mos suspendohen.

Përndryshe minatorët ishin në grevë tash e 10 ditë, ku kërkesat e tyre ishin që pagat t’iu dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët.

Të ngajshme

Rekord: Biletat për “Eurovision 2026” shiten brenda minutash

Valjeta Turkaj

Komuna e Obiliqit: Qytetarët e prekur nga vërshimet të paraqesin dëmet brenda afatit

Valjeta Turkaj

Zjarr i madh në Utrecht të Holandës, katër të lënduar

Valjeta Turkaj