Telenews

KJO ËSHTË PREMIA QË IU ËSHTË PREMTUAR EKIPIT MAQEDONAS NË RAST TË KUALIFIKIMIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me zëvendës-kryeministrin, Artan Grubi kanë vizituar ekipin para ndeshjes historike ndaj Portugalisë.
Kovaçevski iu ka premtuar një premi prej 500 mijë euro në rast se eliminojnë Portugalinë dhe kualifikohen për në Botërorin e Katarit.
Ju jeni pika më e ndritur e Maqedonisë për momentin, e gjithë Maqedonia ju pret në shesh dhe qeveria me kënaqësi do të ndajë një shpërblim prej 500 mijë euro për kualifikim në Botërorin e Katarit. Kjo që kemi arritur deri më tani është një sukses, nuk e di se si, por mundeni edhe portugezët”, ka thënë Kovaçevski.
Ndryshe, ndeshja në mes Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.

Të ngajshme

Julian Alvarez drejt largimit nga Atletico, Barcelona gati ta transferojë

KushtrimGuraj

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta