Telenews

Kjo është shuma e parave që u grabitën sot në “Ria” në Prishtinë, i dyshuari ende në arrati

Institucioni mikrofinanciar “Ria” është bërë cak i hajnave pasditen e sotme ku rreth orës 14:00, një person i dyshuar ka hyrë i armatosur në filialin e institucionit në lagjen “Nazim Gafurri” në Prishtinë dhe ka kryer grabitjen, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se dyshohet se janë grabitur rreth 1 mijë euro.

I dyshuari mbetet ende i panjohur, por janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e tij.

Ndryshe, rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu