Lajmi për vdekjen e 20-vjeçares që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka tronditur familjen Xheladini. Vajza ishte dërguar në këtë qendër pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë teksa po trajtohej.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se Mihane Xheladini vdiq në orët e mbrëmjes të së hënës teksa po merrte trajtim mjekësor në QKUK, ku ishte dërguar nga familja e saj.
Pasi vajza ka humbur jetën, rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga babai i saj, i cili ka kërkuar që vdekja e të bijës të hetohet, pasi ka dyshime se mjekët nuk e kanë trajtuar siç duhet dhe për pasojë ajo ka ndërruar jetë.
Bazuar në dëshminë e tij, Sinjali mëson se vajza nuk ka vuajtur ndonjë sëmundje, por ishte dërguar në QKUK për shkak të disa ankesave shëndetësore.

