Telenews

Kjo kompani po ofron masazhin e parë në botë të mundësuar nga robotët me Inteligjencë Artificiale

Në dy vitet e fundit, ritmi i zhvillimit të Inteligjencës Artificiale (IA) është rritur në mënyrë eksponenciale, duke i bërë ekspertët të paralajmërojnë se punët njerëzore janë gjithnjë e më shumë në rrezik automatizimi.

Ndërsa rolet e nivelit fillestar përballen me ndërprerje të konsiderueshme, pak veta mund të kenë parashikuar se Al do të vinte për profesione si terapia e masazhit.

Një kompani me seli në SHBA tani po ofron masazhin e parë në botë të mundësuar nga Al, duke tërhequr interes nga klientët në të gjithë globin.

Aescape, e themeluar nga sipërmarrësi Eric Litman, po ofron masazhe të mundësuara nga Al duke përdorur robotë.

Para se të fillojë masazhi, klienti duhet të veshë një kostum të përshtatshëm të ofruar nga Aescape në mënyrë që krahët robotikë të rrëshqasin mbi trup pa asnjë pengesë.

Roboti përdor sensorë të përparuar për të hartëzuar mbi një milion pika të dhënash 3D të trupit të një klienti, duke i mundësuar Aerpoints të aplikojë shtatë teknika të dallueshme masazhi me presionin dhe temperaturën perfekte.

Të ngajshme

Studimi zbulon se videolojërat kanë një efekt të papritur në inteligjencën e fëmijëve

Valjeta Turkaj

Autoritetet italiane nisin hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Valjeta Turkaj

Microsoft Excel ka fituar funksione të reja

KushtrimGuraj