Kiara Tito: Luizit nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë
Prezantuesja dhe influencuesja shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë së fundmi mendimet e saj me ndjekësit në Instagram, duke u përgjigjur pyetjeve mbi mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj përballen me komentet negative dhe shpifjet që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale.
Një nga ndjekësit e pyeti direkt: “Si ndihesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, ty fjalët më negative e si ndihet ai?”.
Kiara iu përgjigj me qetësi dhe maturi: “Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek disa, thjesht kanë nevojë për ndihmë, e jo për përgjigje”.