Telenews

Klinaku reagon sërish pas kërcënimit ndaj Kurtit: “Njerëzit e ekzagjerojnë”

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka deklaruar se deklaratat e tij ku përmendi vrasjen e kryeministrit Allbin Kurti janë më shumë hipotetike sesa që kanë mundësi të ndodhin ndonjëherë.

Në një lidhje telefonike në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Klinaku ka deklaruar se deklarata e tij është ekzagjeruar.

“Deklarata është shkruar në gjuhën shqipe. E dyta, duhet të flasim pak më ndryshe sepse nuk jemi të një niveli të pashkolluar gjë që më vie keq prej njerëzve që nuk e shohin atë në një status që më shumë është hipotetike sesa që do të ndodhë diçka sesa njerëzit ekzagjerojnë gjëra që qëllimin kryesor e kanë luftën ndaj vlerave të UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Klinaku ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve.

“Gjithë panelistët nëse nuk reagojnë është turpi i turpit kur dihet fakti se kjo qeveri qe tri vite as protezat e invalidëve nuk i rregullon. Kjo qeveri ka shpallur luftë të hapur ndaj veteranëve duke i hequr edhe nga pagat minimale dhe të merret me diçka hipotetike…nuk do ndodhë asnjëherë (ta vret Kurtin)”, ka deklaruar ai.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj