Telenews

Klinë: Arrestohet i mituri, kapet me armë në një lokal

Policia ka arrestuar një person të mitur në fshatin Ujmir të Klinës, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësiti policor ka reaguar pas një informacioni operativ dhe ka ndërhyrë në një lokal ku gjendej i dyshuari.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë kalibër 9 mm.

“I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё”.

Të ngajshme

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës

Valjeta Turkaj

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Gullbovc të Malishevës: Viktimat janë vëllëzër – dorasi dhëndërri i tyre

Valjeta Turkaj

Fitorja e VLEN-it, Kurti: Kosova e Maqedonia e Veriut kanë thelluar raportet si kurrë më parë

Valjeta Turkaj