Telenews

Klinë: Tre policë nën hetim për përdorim të paautorizuar të armës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë, lidhur me një incident të ndodhur të premten në një lokal në fshatin Rigjevë të Klinës.

Nga hetimet e deritanishme të IPK-së, dy zyrtarët policorë kanë shtënë me armë që dyshohet të mos jetë armë zyrtare (në bazë të provave të gjetura në vendngjarje).

“Lidhur me rastin e njëjtë hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin edhe të një rreshteri policor të Stacionit Policor të Klinës pasi që i njëjti në cilësinë e pronarit të lokalit me veprimet e tij ka penguar hetimin zyrtar të IPK-së, duke ndikuar në zhvillimin e procedurave dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes dhe me këtë rast i njëjti është i dyshuar për veprën penale ‘Dhënia e ndihmës pas veprës penale’”, thuhet tutje në njoftim.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të ngajshme

Ukraina shkatërron tubacionin kryesor rus pranë Moskës

Donat Hashani

Bastisje në disa lokacione nga Krimet Ekonomike

Donat Hashani

Një vit pas tragjedisë në Novi Sad – tubim masiv për viktimat e stacionit të trenit

Donat Hashani