Telenews

Klopp mund të marrë drejtimin e Real Madridit

Real Madridi raportohet nga Marca se po tenton t’i ndajë rrugët me Carlo Ancelottin në fund të këtij sezoni.
Los Blancos ishin të zhgënjyer kohë më parë nga italiani, por triumfi ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve i qetësoi gjërat.
Mirëpo, humbja 4-0 në fundjavën e kaluar nga Barcelona sërish po ia lëkund karrigen dhe sipas mediumit spanjoll, Jurgen Klopp është rikthyer në listën e madrilenëve.
Por, trajnerin gjerman ka bërë të ditur se ai nuk e ka në plan të largohet nga The Reds deri në fund të kontratës së tij që skadon në vitin 2024.
Kështu, Real Madridi duhet të bëjë një ofertë të majme te Kloppi, për të tentuar që t’i ndryshojë mendjen.
Gjermani më tej kishte shtuar se synim i tij është që të pushonte për rreth një vit dhe më pas të kthehet në zejen e trajnerit.

Të ngajshme

Sot ndeshja e fundit në karrierë për dy legjenda të futbolli

Donat Hashani

Fisnik Asllani befason me përgjigjen kur pyetet për interesimin e Barcelonës

Donat Hashani

Sonte dy përballje të forta edhe në basketbollin kosovar

Donat Hashani