Klubi Futbollistik ‘Drenica’ ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Megzon Visoka dhe asistentin Robert Gjeraj, me marrëveshje dhe mirëkuptim të ndërsjellë, shkruan Telenews.al
Klubi ka falënderuar të dy për angazhimin dhe punën e tyre gjatë periudhës së kaluar, duke u uruar shëndet dhe suksese në karrierën e tyre të ardhshme. /Telenews.al/