Telenews

Klubi i Ligës së parë që synon Superligën, mbetet pa trajner

Klubi i Ligës së parë në futbollin kosovar, FC Phoenic ka mbetur pa trajner.

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se trajneri i deritanishëm i ekipit, Gani Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga pozita që ushtronte deri tani, transmeton Telenews.al

Sotë më datën 06.09. 2023, pas një mbledhjeje të zhvilluar mes kryesisë dhe trajnerit të skuadrës, Gani Sejdiu, trajneri i njohur dhe i nderuar, vendosi të japë dorëheqje nga detyra e tij në klub. Gani Sejdiu është një emër i njohur në futbollin e Kosoves dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e klubit tonë gjatë ketyre mujave të fundit”, shkruan fillimisht njoftimi i klubit nga Banja.
Sipas klubit, deri te dorëheqja e trajnerit ka ardhur për arsyje personale të tij dhe me mirëkuptim e respekt e pranuan një vendim të tillë, porse do të vazhdojnë që si klub ti ndjekin synimet e tyre deri në fund.

”Trajneri Sejdiu e njoftoi dorëheqjen e tij për arsye personale dhe presidenti i klubit, së bashku me kryesinë, e pranuan me respekt dhe falënderim të thellë për kontributin e tij në zhvillimin e skuadrës së FC Phoenix.

Për tifozët e klubit, kryesin kjo është një ndryshim,por presidenti dhe kryesia janë të vendosur që të vazhdojnë garën me të njëjtën pasion dhe dëshirë për sukses. Ata do të bëjnë të ditur në ditët në vijim për emërimin e një trajneri të ri, i cili do të udhëheqë skuadrën në sfidat e ardhshme”, mbyllet njoftimi i klubit.
/Telenews.al/
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj