Telenews

Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me Suarezin

Luis Suarez ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, teksa po vazhdon të jetë i lidhur me disa klube.

Atalanta raportohet se është klubi i radhës që ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nga Uruguai, transmeton Gazeta Express.

Sipas asaj që ka raportuar “Fichajes”, klubi italian do të zhvillojë bisedime me Suarezin për të shqyrtuar mundësinë për të siguruar shërbimet e tij.

35-vjeçari është i lojtar i lirë, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Atletico Madridit.

Aston Villa mendohet se është klubi që ka shprehur interesim serioz për ish-sulmuesin e Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës.

Ish-bashkëlojtari i Suarezit te Liverpooli, Steven Gerrard, mund të ketë ndikim në realizimin e këtij nënshkrimi.

Gerrard është trajner te skuadra e Aston Villas. /Gazeta Express/

The post Klubi i njohur italian i bashkohet garës për të nënshkruar me Suarezin appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj