Telenews

Koalicioni për Familjen e hap fushatën në Mitrovicë, theksohet rëndësia e përkushtimit për zhvillimin ekonomik

Koalicioni për Familje ka hapur zyrtarisht sot fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit në qytetin e Mitrovicës.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se liderët Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Ferid Agani dhe Fatmir Smajli, se bashku me kandidatët për deputetë prezantuan platformat e tyre dhe angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet.

“Liderët theksuan rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për zhvillimin ekonomik dhe mbështetje për familjet”.

“Ata kërkuan mbështetje nga qytetarët e Mitrovicës, duke garantuar punë të palodhshme për një të ardhme më të mirë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se tubimi tërhoqi shumë qytetarë dhe mbështetës, “duke shënuar një hap të rëndësishëm në fushatën elektorale të Koalicionit për Familje”.

Të ngajshme

KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 prill

Rrezarta Ramaj

Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thirrur në 3 të mëngjesit pas Banjskës

KushtrimGuraj