Telenews

Koalicioni për Familjen kërkon votë në Podujevë (VIDEO)

Koalicioni për Familje sonte ka mbajtur takim elektoral në Podujevë, ku u paraqit kauza që nuk do të lejojnë martesat e të njëjtës gjini dhe nuk do të shndërrohen prindërit në numra, pra sipas tyre, nuk do të këtë “prindi 1” dhe “prindi 2”, por do të ketë “nënë” dhe “baba”.

Aty gjithashtu është folur edhe për gjobat, duke u bërë e ditur se Koalicioni për Familje që nga fillimi i fushatës e deri më tani është gjobitur me 33 mijë euro.

Në këtë tubim janë paraqitur edhe premtimet, ku u tha se do të mbështeten familjet dhe u tha se për fëmijën e parë do të japin 500 euro, për fëmijën e dytë 750 euro për fëmijën e dytë dhe për të tretin 1 mijë euro, të gjitha këto shuma, sipas tyre do të ndahen për dy vjet.

 

Të ngajshme

“Më 10 shkurt s’ka pse del në punë”, Kurti sulmon Prokurorinë e Shtetit

Donat Hashani

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Donat Hashani

Florian Dushi me shumë bagazh politik në listën e LDK-së për deputet

Donat Hashani