Telenews

Koci për ish-policin Spahiu të arrestuar në Serbi: Edhe nëse s’ka drejtësi, unë do ta kthej në Kosovë (VIDEO)

Avokati Arianit Koci sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me rastin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili është i paraburgosur në Serbi.

Koci u shpreh se nëse ka drejtësi ai do të lirohet, por tha gjithashtu se edhe nëse nuk ka drejtësi, herëdokur ai do ta kthej në Kosovë.

“Besoj që këto dy, më së shumti tri ditë duhet të merret një vendim në bazë të ankesës e cila është dorëzuar javën e kaluar”.

“Nëse ka veç pak drejtësi, ai të do të lirohet, por edhe në hiç nëse nuk ka drejtësi herëdokur kam me e kthy. Arbnori nuk ka qenë në polici kur ka ndodhur rasti “Banjska”, u shpreh tutje ai.

Koci tutje u shpreh se në aspektin teknik, Arbnori nuk malterohet dhe tha se po trajtohet si çdo i paraburgosur tjetër.

“Në aspektin teknik, Arbnori nuk malterohet, nuk ka probleme, trajtohet si çdo i paraburgosur tjetër, në ato kushtet e paraburgimit, ato nuk janë kushte ideale, natyrisht janë kushte të rënda, por nuk ka diskriminim për shkak të faktit që është shqiptar apo pse është ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës”, tha Koci.

Të ngajshme

Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

KushtrimGuraj

KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare

KushtrimGuraj

Ndikimi i konfliktit Iran-Izrael, rriten çmimet e naftës dhe benzinës

Donat Hashani