Telenews

Kolegjiumi i Dekanëve të UP-së, i jep mbështetje të plotë Luljeta Plakolli-Kasumit

Kolegjiumi i dekanëve të UP-së, ka lëshuar sot një komunikatë për media.

Në këtë adresim, ky kolegjium ka njoftur se ka mbajtur një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

Në komunikatë tutje, theksohet se kolegjiumi i dekanëve i ka dhënë mbështetjte të plotë, ushtrueses së detyrës së rektores, Luljeta Plakolli-Kasumi dhe po i njejti kolegjium thuhet se ka bërë kërkesë që përzgjedhja e rektorit të ri të UP-së të bëhet me proces transparent dhe meritor.

Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e Kolegjiumit të Dekanëve: 

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sot, me datë 27.10.2022, Kolegjiumi i dekanëve, nën udhëheqjen e ushtrueses së detyrës së rektores, prof. ass. dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, mbajti takim konsultativ dhe diskutoi rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me këtë rast, Kolegjiumi i dekanëve i dha mbështetje të plotë ushtrueses së detyrës së rektores, prof. ass. dr. Plakolli-Kasumi, në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në këtë periudhë tranzitore, duke bërë kërkesë për proces transparent dhe meritor të përzgjedhjes së rektorit të ri të UP-së.

Po ashtu, Kolegjiumi i dekanëve vendosi që Rektorati t’i kërkojë ambasadave të huaja në Republikën e Kosovës dhe organizatave të shoqërisë civile që të monitorojnë procesin e zgjedhjes së rektorit/rektores së re në mënyrë që të ushtrohet transparencë maksimale ndaj çdo faze të përzgjedhjes, përfshirë dhe vetë procesit intervistues. Vetëm konsensusi me akterët monitorues në këtë proces përzgjedhës mund të ofrojë një kandidat meritor, prandaj i qëndrojmë besnik parimit të hapjes maksimale dhe mbikëqyrjes së meritës së secilit kandidat në mënyrë aktive.

/Telenews.al/

Të ngajshme

“Ma vranë djalin”, prindërit e njërit prej fëmijëve e panë tragjedinë e Durrësit nga kamerat e sigurisë

Rrezarta Ramaj

Stuttgart: Në autobusin nga Kosova, doganierët gjejnë 250 kilogramë suxhuk, cigare dhe një qenush

Rrezarta Ramaj

Këngëtari Asim Gashi viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj