Telenews

Kolona deri në 3.5 kilometra në dalje të Kosovës, autoritetet japin njoftimin

Janë krijuar kolona të gjata automjetesh në dalje të Republikës së Kosovës, si pasojë e fluksit të madh në pikat kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar, kolonat kanë filluar të krijohen sot nga ora 04:00 e mëngjesit dhe aktualisht arrijnë në rreth 3.5 kilometra.

Shkak i pritjeve, sipas autoriteteve, është fakti se autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve, çka ka ngadalësuar qarkullimin në kufi.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) u ka bërë thirrje qytetarëve që, për informata shtesë lidhur me gjendjen në pikat kufitare, të kontaktojnë në numrat 045 198 000dhe 045 198 606.

Autoritetet rekomandojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh pritjet e gjata në dalje të Kosovës.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj