Telenews

Kolona kaq metra e pritje deri në kaq minuta, përditësimi i fundit rreth gjendjes nëpër pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Sipas infografikës së publikuar, më së shumti pritje ka tek Dheu i Bardhë, ku kolona në hyrje ka arritur në 200 metra, e në dalje 150 metra. Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, pritjet po zgjasin nga 25 deri në 30 minuta, e për të dalë 12-20 minuta.

Pritje pak më të gjata ka edhe në Jarinje. Atje kolona në hyrje është 100 metra, derisa pritjet janë 15-20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare s’ka kolona, e pritjet po zgjasin nga 3-5 minuta.

 

 

Të ngajshme

Patrullime me helikopterë “Black Hawk” nga ushtarët e KFOR-it në jug të Kosovës

Valjeta Turkaj

Hamiti i reagon Kurtit: Kosova nën sanksione, qenka storie suksesi – çfarë propagande

KushtrimGuraj

Zhduket një 15-vjeçare në Prishtinë, babai i saj e raporton në Polici

KushtrimGuraj