Telenews

Kolona në kufi, mbi pesë orë pritje për të dalë nga pikë-kalimi në Merdar

Vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar Merdar. Bashkatdhetarët po vazhdojnë të presin mbi pesë orë për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në njoftimin e orës 07:57 bën të ditur se përveç në Merdar, edhe në pikën tjetër kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 1 orë e 40 minuta.

Ndërkaq, në Muçibabë bashkatdhetarët po presin deri në 40 minuta për ta lëshuar Kosovën, e në Mutivodë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona.

Ditë më parë Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare në mënyrë që të shmangen kolonat e gjata dhe pritjet.

Të ngajshme

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

Donat Hashani

Britania sfidon Serbinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Dorëzoni Radoiçiqin

Donat Hashani

Përfaqësuesi amerikan: S’ka krizë sigurie në Kosovë, UNMIK-u duhet mbyllet

Donat Hashani