Telenews

Kolona të gjata edhe sot nga Komorani drejt Prishtinës, shoferët presin me orë të tëra në trafik

Edhe sot, sikurse mbrëmë, janë krijuar kolona të gjata automjetesh në rrugën nga Komorani në drejtim të Prishtinës, duke shkaktuar pritje të gjata për shoferët që po tentojnë të arrijnë në kryeqytet.

Sipas qytetarëve që ndodhen në trafik, pritjet zgjasin me orë të tëra, ndërsa shkak kryesor i kësaj gjendjeje është dalja e ujit në rrugë në hyrje të Fushë Kosovës, në një segment rrugor ku janë krijuar edhe ngrica, duke e vështirësuar qarkullimin.

Gjendja e rënduar në trafik ka nxitur reagime të shumta edhe mbrëmë nga qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mungesën e ndërhyrjes së shpejtë dhe menaxhimin e situatës.

Policia kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

 

Të ngajshme

Osmani nderon me medalje presidenciale ish-basketbollistin Hasan Arat

Valjeta Turkaj

Viti 2025 shënon histori: Rajoni i Pejës pa asnjë vrasje pas 26 vitesh

Valjeta Turkaj

Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

Valjeta Turkaj