Një tërmet me magnitudë 6.5 të shkallës së Rihterit ka goditur Kolumbinë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Kolumbian.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 km, tha agjencia. Sipas raportimeve të përdoruesve në SGC, tërmeti u ndje në shumë pjesë të vendit. Nuk janë raportuar viktima.
Tërmeti goditi 17 kilometra në verilindje të Paratebueno, një qytet rreth 80 km në juglindje të kryeqytetit Bogota.
#SismosColombiaSGC Evento Sísmico – Boletín Actualizado 1, 2025-06-08, 08:08 hora local Magnitud 6.5, Profundidad Superficial (Menor a 30 km), Paratebueno – Cundinamarca, Colombia ¿Sintió este sismo? repórtelo https://t.co/pgC7OC2O7j https://t.co/63pt8nVsSe #Sismo pic.twitter.com/aFfmNVD2ZH
— Servicio Geológico Colombiano (@sgcol) June 8, 2025
Shërbimi Gjeologjik Kolumbian raportoi se disa pasgoditje të tjera me magnitudë nga 4 deri në 4.6 ndodhën në të njëjtën zonë disa minuta më vonë.
Njësia Kombëtare për Menaxhimin e Riskut të Fatkeqësive tha në X se po vlerësonte situatën në disa komuna, raporton euronews.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregonin njerëz në Bogota që dolën nga vendet e punës për të kërkuar siguri. Pamjet nga zonat rurale treguan se nuk kishte dëme të mëdha.
Kolumbia ndodhet në Rrethin e Zjarrit të Paqësorit, një rajon i njohur për aktivitet të shpeshtë sizmik dhe vullkanik. /Telegrafi/
The post Kolumbia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.5 ballësh, qytetarët dalin në rrugë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.