Telenews

Komandant Remi i rikthehet garës për deputet me PDK-në

Rrustem Mustafa – Remi, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë.

Kjo u konfirmua nga ish-deputeti i kësaj partie, Artan Behrami.

“Rikthimi i Rrustem Mustafës në listën e PDK-së është një shenjë e rikthimit tonë edhe në Llap, Gollak dhe mbarë Kosovën. Remi e meriton votën e votuesve tanë, jo vetëm për rolin e tij në luftë, por edhe për qasjen përbashkuese në liri. Por, mbi të gjitha, e meriton votën tone për qëndrimin dinjitoz dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së”, shkroi Behrami.

Komandant Remi ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë 2007–2010, gjatë së cilës legjislaturë u shpall pavarësia e Kosovës.

Të ngajshme

Një punëtor bie nga objekti ku po punonte në Fushë-Kosovë, përfundon në QKUK – nisin hetimet

KushtrimGuraj

A do të rikthehet Agim Veliu në listë të LDK-së për deputet?

Blearta

Reagimi i Krakit ndez dyshimet për ndarje me Guxo

Blearta