Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në Kampin Film City komandantin e Forcave Tokësore Turke, gjeneral Metin Tokel.
Sipas KFOR-it, Ulutaş e ka informuar Tokelin për situatën e sigurisë në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve turq, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për misionin.
KFOR vijon zbatimin e mandatit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë. Misioni po ashtu bashkërendon veprimet me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

