Telenews

Komandanti i FSK-së pret në takim Komandantin e KFOR-it, flasin për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani dhe Drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s) Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Gjeneral Jashari fillimisht e njoftoi Gjeneralin Barduani për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së.

Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.

Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon.

Të ngajshme

IPK rekomandon suspendimin edhe të dy policëve në Gjilan, dyshohen se abuzuan verbalisht me një qytetar dhe ia morën telefonin –

KushtrimGuraj

Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, mungonin masat e sigurisë –

KushtrimGuraj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj