Telenews

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s viziton FSK-në

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në vizitë komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s gjeneral major Ben Corell.

Të dy gjeneralët kanë vizituar Regjimentin e Mjekësisë të Komandës së Logjistikës së FSK-së, ku sipas njoftimit, është duke u realizuar trajnimi në ngritjen e kapaciteteve të mjekësisë në FSK, ku trajnimin përgatitor të ekipit të dytë të FSK-së është duke e kryer Garda Kombëtare e Iowa-s

“Vizita ka vazhduar në Regjimentin e Qëndrueshmërisë së Komandës së Logjistikës, për të parë nga afër kapacitetet e kësaj njësie dhe mundësitë e ndihmës dhe ngritjes së kapaciteteve me standardet më të larta të ushtrive moderne. Vizita e gjeneralit Corell në Kosovë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim për të parë nga afër aktivitetet e njësive të FSK-së, gjithashtu edhe vizita në vendet historike e kulturore”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në njoftim thuhet se vizita e Gjeneral Major Ben Corell në FSK ka rikonfirmuar edhe një herë që ShBA-të vazhdojnë të jenë mbështetëse e palëkundur në avancimin e FSK-

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani