Telenews

Komandanti i KFOR-it: Jemi në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja

komandanti-i-kfor-it:-jemi-ne-mbeshtetje-te-dialogut-te-lehtesuar-nga-be-ja

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në vizitë shefin e Komandës së Përbashkët Operative Zvicerane, gjenerallejtënant Laurent Michaud, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.

KFOR-i bëri të ditur se vizita ishte një mundësi për të prezantuar veprimtaritë e misionit të tij dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë.

“Vizita ishte mundësia për të prezantuar veprimtaritë e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet  në njoftimin e KFOR-it.

Gjeneralmajor Barduani gjithashtu uroi gjeneralin Michaud për kontributet e gjata të CHE në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Të ngajshme

Rama: Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thirrin në hetuesi një ditë po e një ditë jo!

Rrezarta Ramaj

Sonte nëntë përballje në Ligën e Kampionëve, Reali udhëton në Athinë e Liverpooli në Stamboll

Rrezarta Ramaj

Macron i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula me rastin e marrjes së detyrës

Rrezarta Ramaj