Telenews

Komandanti i KFOR-it pret në takim kryepeshkopin italian, theksohet roli i dialogut fetar për paqen

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka takuar Gian Franco Saba, Kryepeshkop i Ordinariatit Ushtarak të Italisë të Kishës Katolike Romake.

Takimi u zhvillua me rastin e përshëndetjeve të tij për Pashkët për kontingjentin italian.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky takim i dha komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën në rajon dhe për të theksuar rëndësinë e udhëzimit shpirtëror dhe fetar brenda KFOR-it.

“Gjeneral Major Ulutash nënvizoi se KFOR-i inkurajon dialogun midis të gjithë përfaqësuesve fetarë në Kosovë për të promovuar paqen, bashkëpunimin dhe progresin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim të KFOR-it.

Të ngajshme

Xhamat e errët lejohen vetëm në automjetet e prodhuara si të tilla, ndalohet përdorimi i letrës ngjitëse

Blearta

Apeli vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ndaj vëllezërve Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Rexhepi

Blearta

KMLDNj e quan raciste Gjykatën Speciale në Hagë

Blearta