Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, u takua me kreun e Kishës Ortodokse të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, në Graçanicë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga ana e KFOR-it.
“Komandanti i KFOR-it, Ferenc KAJÁRI u takua me kreun e Kishës Ortodokse e Rashkës dhe Prizrenit Teodosije në Graçanicë. Ata diskutuan situatën e përgjithshme në Kosovë dhe mënyrën për të kontribuar në siguri përmes respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
Në këtë takim pos bisedës për tolerancë të ndërsjellët u fol edhe u diskuat edhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë./

