Telenews

Komandanti i MSU-së viziton pjesëtarët e KFOR-it në Mitrovicë –

Komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it, koloneli Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e kësaj njësie që shërbejnë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë vizitës Di Fiore vlerësoi gatishmërinë, disiplinën dhe profesionalizmin e ushtarëve në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

MSU-ja vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e pranisë dhe lëvizshmërisë së forcës, si dhe të kapacitetit për t’iu përgjigjur zhvillimeve të sigurisë.

Njësia kontribuon gjithashtu në rritjen e vetëdijes për situatën dhe pranisë së dukshme të KFOR-it në terren, duke qëndruar e gatshme për angazhim në zona të ndryshme, sipas nevojës.

“Jam krenar për disiplinën dhe përkushtimin që pjesëtarët e MSU-së tregojnë çdo ditë”, deklaroi Di Fiore, duke shprehur besimin se ata janë të përgatitur për ta mbështetur misionin edhe gjatë fazës aktuale të optimizimit të pranisë së KFOR-it.

Komandanti i MSU-së u takua edhe me ushtarët e Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim, të njohur si LMT K2, duke vlerësuar angazhimin e tyre për ruajtjen e dialogut me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren.

Të ngajshme

Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente kundër dhunës ndaj grave –

KushtrimGuraj

OSBE-ja i kërkon KGJK-së plotësimin e shpejtë të pozitave të lira pas lirimit të gjyqtarëve serbë –

KushtrimGuraj

Kurti uron Donjeta Sadikun: Sukses i madh për gjithë sportin e Kosovës –

KushtrimGuraj