Telenews

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Faqja e specializuar për statistika Flashscore ka publikuar listën e kombëtareve me më së shumti gola të shënuar në historinë e Ligës së Kombeve.

Në atë listë ku marrin pjesë kombëtare të mëdha si Spanja, Portugalia, Franca dhe Italia, bën pjesë edhe Kosova.

‘Dardanët’ si të shquar në arenën ndërkombëtare për emrat e fortë në fazën e sulmit si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani kanë arritur me sukses të lënë pas vetes kombëtare të mëdha.

Në mesin e dhjetë kombëtareve me më së shumti gola, Kosova gjendet në pozitën e tetë.

Me plotë 40 gola të realizuar në Ligën e Kombeve, Kosova ka lënë pas vetes Francën me 38 gola dhe Italinë me 37 sosh.

Më mirë se Kosova kanë bërë Norvegjia, Gjeorgjia, Gjermania, Portugalia, Belgjika, Holanda dhe Spanja.

Së fundmi në ndeshjet e ‘play-off-it’ për inkuadrim në Ligën B të Kombeve ndaj Islandës, Kosova shënoi pesë gola në total pas dy ndeshjeve.

Të ngajshme

Bora fiton ndaj Proton Cable Prizrenit

KushtrimGuraj

Aro Muric gjobitet rëndë për shkelje në trafik

Valjeta Turkaj

Lojtarët e klubit të njohur kroat ende nuk i kanë marrë pagat e tyre në vitin 2025

Valjeta Turkaj