Kombëtarja e Kosovës ka rikthyer menjëherë punën, duke vazhduar përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Austrisë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamje nga stërvitja e Dardanëve, ku shihet ekipi duke zhvilluar përgatitjet në një atmosferë pozitive dhe me energji maksimale.
Sipas FFK-së, futbollistët janë rikthyer në punë me fokus të shtuar te sfida e së dielës, e cila do të zhvillohet në Vjenë të Austrisë.
Ekipi kosovar po vazhdon përgatitjet me synimin për të qenë sa më i gatshëm për këtë përballje, ndërsa vëmendja mbetet te organizimi dhe puna në fushë para ndeshjes së radhës.
https://www.facebook.com/share/v/1GS9DJ8xw2/?mibextid=WC7FNe

