Telenews

Kombëtraja shqiptare në zi, futbollistit i vdes nëna

Familja e Naser Ajilit është në zi. Është ndarë nga jeta nëna e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Një dhimbje e madhe kjo për lojtarin kuqezi, familjen dhe të afërmit e tij. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur skuadra e Dinamos.

Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllime mbrojtësit, dërsa qëndrojnë në mbështetje të tij në këtë moment të vështirë që po kalon.

May be an image of soccer, football and text

“Klubi dinamovit dhe presidenti i skuadrës, z.Adrian Bardhi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit Naser Aliji për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur, nënës së tij!

E gjithë familja blu i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.

I përjetshëm kujtimi i saj!”, ka shkruar klubi.

Të ngajshme

Alonso ndryshon rregullat te Real Madrid: Ndalon publikimin e formacionit për të shmangur rrjedhjet e informacionit

Valjeta Turkaj

Bomba e verës: Reali transferon yllin e Serie A për 100 milionë euro

KushtrimGuraj

U lëndua ndaj Real Madridit, Pedri do t’i humbasë këto ndeshje të rëndësishme

KushtrimGuraj