Telenews

Komercialja merr vendim për pezullimin e punës në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë

Drejtori komunal i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, të shtunën ka bërë të ditur se anulimi i ceremonisë për vendosjen e gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Komerciale që ia ndalon punimet operatorit fitues të tenderit.

Fetahu ka thënë se vendimin e kanë marrë dje pas përfundimit të orarit të punës.

“Më datën 30 (maj), Gjykata Komerciale ka marr një vendim të cilin nuk e ka përcjellë tek ne deri ditën e djeshme pas orarit të punës dhe atë nga operatori ekonomik, ku e pezullon aktivitetet e kompanisë që ka fituar tenderin dhe përkohësisht janë ndal punimet”, ka thënë Fetahu, raporton EO.

Në ceremoninë e planifikuar për në orën 11:00 ishte paralajmëruar se do të merrnin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Gazeta Insajderi raportoi të premten se fitues i tenderit ishte një person i afërm me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Pas raportimit të Insajderit – Kurtit i dështon nisja e projektit 2.5 milionësh që e fitoi ‘dosti’ i Bulliqit

source

Të ngajshme

Dërgoi faturat pa zarfa, KESCO dënohet me 25 mijë euro

Valjeta Turkaj

Aksident zinxhiror në Gjakovë, tre të lënduar

Valjeta Turkaj

Katër të vdekur pasi një aeroplan i vogël goditi linjat e energjisë dhe u rrëzua në Illinois

Valjeta Turkaj