Trajneri i klubit futbollistik “Dukagjini”, Armend Dallku nuk do të ketë mundësinë ta drejtojë skuadrën e tij në dy ndeshjet e ardhshme si rezultat i ndëshkimit nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Komisioni i FFK-së ka njoftuar se vendimi është marrë mbi arsyetimin se Dallku ka ofenduar gjyqtarin kryesor gjatë ndeshjes mes ekipit të këtij të fundit dhe atij nga Mitrovica, “Trepça 89”, ku edhe u ndëshkua me karton të kuq, përcjellë Telenews.al.
“Kryetrajneri i FC ”Dukagjini”, në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni. Bazuar në nenin 42.2 paragrafi C. i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e komisionit në fjalë. /Telenews.al/

