Telenews

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të Komisionit Evropian.

 

Në këtë seancë, përbërjen e re të KE-së para deputetëve evropianë do ta paraqesë Ursula von der Leyen, e cila do të jetë në krye të krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar.

PE-ja e caktoi 27 nëntorin si datë për votimin e përbërjes së re të KE-së pasi u arrit pajtim mes grupimeve kryesore politike për konfirmimin e të gjithë komisionarëve të propozuar.

Komisionarët e propozuar kanë kaluar nëpër seanca dëgjimore në komisionet përkatëse të PE-së dhe tani secili nga ta ka marrë mbështetjen për të ushtruar detyrën e komisionarit në fushën që është caktuar.

Mospajtimet janë tejkaluar mes tri grupeve proevropiane, Partisë Popullore Evropiane (EPP), që është grupi më i madh, Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) që është grupi i dytë për nga madhësia dhe grupit të liberalëve i cili ka shënuar rënie dhe është grupi i pestë për nga numri i përgjithshëm i deputetëve në PE.

Të ngajshme

Berat Lahu publikon dokumente: Muja dhe Rizvanolli mos ta fshehin të vërtetën e licencimit të EFT-së së Hamoviqit

KushtrimGuraj

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qarkullim

KushtrimGuraj