Telenews

Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’kalon propozimin për tërheqje nga Trusti

Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.
Pesë deputetë votuan pro, pesë kundër dhe një abstenoi, njofton Klankosova.tv.
Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.
Kujtojmë se Projektligjin për Trustin e kanë hartuar nga deputetët e PDK-së.

Të ngajshme

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Valjeta Turkaj

Limaj: Nisma garon në zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë

Valjeta Turkaj

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj