Telenews

Komisioni për buxhet përgjysmon kompensimet për deputetët

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar propozimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve.
Propozohet që vendimi i datës 10 tetor 2011 të ndryshohet si vijon:
Për shpenzimet ditore të deputetëve ndahen 5 euro në ditë për pjesëmarrje në seanca plenare dhe mbledhje të komisionit;
Kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe komisione, caktojë si vijon: deri në 30 km 5 euro, deri në 60 km 10 euro dhe mbi 60 km 15 euro.
Shpenzimet maksimale që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 euro.
Deputetët duhet të deklarojnë vendbanimin primar dhe sekondar nëse kanë, në Administratën e Kuvendit, ndërsa lista e deputetëve që udhëtojnë dërgohen nga Kryetarët e Grupeve Parlamentare në administratën e Kuvendit.
Kryetari i Komisionit Armend Muja tha se Propozim i grupit parlamentar të VV-së është i arsyeshëm, dhe ka një tavan të shpenzimeve deri në 150 euro.
Përveç deputetëve të pozitës pro këtij vendimi ishin deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, dhe deputetja Duda Balje. Kurse në votim nuk morën pjesë deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku dhe deputeti nga AAK Pal Lekaj. Madje deputeti Pal Lekaj propozoi heqjen e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve.
Ky propozim do t’i dërgohet edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Të ngajshme

Tërhiqet trupi i pajetë i kosovarit me nënshtetësi norvegjeze që vdiq në një burg në Serbi

KushtrimGuraj

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i merret leja për 1 vit e gjobitet me 500 euro

KushtrimGuraj

Prishtinë: Vdes çiklisti pasi goditet nga një automjet

KushtrimGuraj