Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se është realizuar një korrigjim i rëndësishëm në paraqitjen e destinacionit të Prishtinës në platformat ndërkombëtare të aviacionit dhe rezervimeve online.
Sipas tij, pas korrigjimit të bërë nga aleanca globale e linjave ajrore “Star Alliance”, edhe kompania online për rezervime udhëtimi Opodo, falë angazhimit diplomatik të Ambasadës së Kosovës në Gjermani, ka ndryshuar përkatësinë e destinacionit nga “Pristina (Serbia)” në “Pristina (Kosovo)”.
Me këtë korrigjim, në këto dy platforma të mëdha ndërkombëtare, kryeqyteti i Republikës së Kosovës tashmë paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte si destinacion për udhëtarë dhe vizitorë nga mbarë bota.
Njoftimi i tij i plotë:

