Telenews

Kompania kineze – SHBA-së: TikTok nuk do të shitet

Kompania kineze e TikTok, ByteDance, ka bërë të qartë se nuk ka ndonjë qëllim për ta shitur biznesin e tyre, pas miratimit të një ligji nga SHBA që kërkon detyrimisht shitjen e aplikacionit të tyre ose ndalimin e tij në territorin amerikan.

ByteDance e ka bërë këtë deklaratë në llogarinë e tyre zyrtare në platformën e mediave sociale Toutiao, duke reaguar ndaj një artikulli të uebsajtit The Information, i cili sugjeron se kompania po e eksploron mundësinë e shitjes së TikTok-ut pa përfshirjen e algoritmit të tij kyç.

Kompania ka theksuar se raportimet për shitjen e TikTok-ut nuk janë të vërteta, raporton BBC.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një masë për këtë çështje, ndërsa kritikat për ndikimin e Pekinit mbi kompanitë private si ByteDance kanë ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore.

Përfaqësuesit e TikTok-ut kanë mohuar qëndrimet se qeveria kineze ka ndonjë lloj kontrolli mbi ByteDance.

Gjithsesi, TikTok nuk po përballet me një ndalim të menjëhershëm në SHBA, ligji i ri i jep ByteDance një afat prej nëntë muajsh për të shitur biznesin, me një periudhë shtesë prej tre muajsh para zbatimit të ndalimit të mundshëm.

Kjo do të thotë që afati i mundshëm për shitjen pritet të jetë në vitin 2025, pas marrjes së detyrës nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

source

Të ngajshme

Fatura Planet: Menaxhimi i faturave dhe pagesave nga çdo paisje me internet

KushtrimGuraj

TikTok paralajmëron se ndalimi i SHBA-së do të ‘shkel lirinë e fjalës’

Makinat e prodhuara në Kinë mund të ndalohen së importuari në SHBA