Telenews

Kompozitori i dhjetëra hiteve humb jetën në aksidentin ajror

kompozitori-i-dhjetera-hiteve-humb-jeten-ne-aksidentin-ajror

Kompozitori i njohur i muzikës country, Brett James, ka humbur jetën në moshën 57-vjeçare në një aksident tragjik ajror në Karolinën e Veriut.

Avioni i vogël me vetëm tre persona në bord u përplas pasditen e së enjtes në “rrethana të panjohura” në pyllin e Franklin, thotë raporti paraprak i Administratës Federale të Aviacionit (FAA). Nuk ka pasur të mbijetuar nga aksidenti.

Nuk dihet nëse James po pilotonte, por FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë përplasjen.

Dy personat e tjerë që humbën jetën janë Melody Carole dhe Meryl Maxwell Wilson.

James u nderua në Nashville Songwriters Hall of Fame në vitin 2020. Ai la fakultetin e mjekësisë për të vijuar karrierën muzikore në Nashville.

Hiti i tij më i madh ishte “Who I Am”, i kënduar nga Jessica Andrews. “Jesus, Take the Wheel”, ku ishte bashkëautor, fitoi çmim Grammy në 2006 si Kënga më e Mirë Country.

James kishte mbi 500 këngë të regjistruara dhe mbi 110 milionë albume të shitura.

Këngët e tij janë kënduar nga Faith Hill, Kelly Clarkson, Luke Bryan, Keith Urban, Nick Jonas dhe Meghan Trainor.

Të ngajshme

Hailey Bieber zgjodhi thjeshtësinë në një dalje të papritur me stil rastësor në LA

KushtrimGuraj

Dhurata e lumtur për bashkëpunimin me Azetin dhe Dardanin

KushtrimGuraj

Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kapen mat duke u puthur në buzë

Donat Hashani