- Komuna e Istogut ka njoftuar se nga data 1 gusht 2025, do të fillojë subvencionimi i të gjitha nënave lehona me shumën prej 150 eurosh për çdo rast lindjeje.
Vendimi është marrë nga kryetari i komunës, Ilir F. Ferati, si mbështetje për familjet e reja në këtë komunë, thuhet përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit zyrtar, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës, njofton Klankosova.tv.
Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (në katin përdhesë të objektit të Komunës), nga ora 09:00 deri në 16:00, çdo ditë pune.