Telenews

Komuna e Istogut subvencion prej 150 eurosh çdo nënë lehonë

  1. Komuna e Istogut ka njoftuar se nga data 1 gusht 2025, do të fillojë subvencionimi i të gjitha nënave lehona me shumën prej 150 eurosh për çdo rast lindjeje.

Vendimi është marrë nga kryetari i komunës, Ilir F. Ferati, si mbështetje për familjet e reja në këtë komunë, thuhet përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit zyrtar, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës, njofton Klankosova.tv.

Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (në katin përdhesë të objektit të Komunës), nga ora 09:00 deri në 16:00, çdo ditë pune.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj