Komuna e Pejës ka shpallur ditën e sotme, ditë zie në nderim të viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e vërshimeve të cilat kanë ndodhur ditën e shtunë në Komunën e Pejës.
Këtë vendim e ka marrë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Pas vendimit të gjitha angazhimet institucionale pezullohen, ndërsa flamujt vendosen në gjysëmshtizë.
Ndryshe, një fëmijë 5 vjeç dhe e ëma e tij kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve që goditën mbrëmjen e së shtunës qytetin e Pejës.
Kosova është përballur me përmbytje në disa qytete edhe në fillim të këtij viti. Disa qytete si Istogu, Klina, Peja, Gjakova, Skenderaj, Mitrovica e Podujeva, pësuan dëme të mëdha materiale, por pa dëme në njerëz.