Telenews

Komuna e Prishtinës dështon të ndërtojë një rrugë 300 metërshe, nuk përfundon as pas 170 ditëve

Komunës e Prishtinës së Prishtinës nuk i kanë mjaftuar as 170 ditë për ta ndërtuar rrugën me gjatësi 300 metërshe “Uran Ajeti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ishte nënshkruar më 31 datë dhjetor 2022, ndërsa punimet kishin filluar më 7 mars 2023, por edhe pas kësaj kohe rruga vazhdon të jetë e papërfunduar.

Në kohën kur kishin nisur punimet drejtori i Infrastrukturës, Krenar Xhaferi, kishte paralajmëruar se punimet do të jenë dinamike.

“Jemi duke vazhduar punimet në rrugët “Uran Ajeti” dhe “Ukshin Kovaçica”
Pavarsisht vështirësive lidhur me instalimet e shumëta nëntokësore, jemi duke punuar me dinamikë për realizimin e këtyre projekteve. Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt“, kishte shkruar ai më datë 3 prill të këtij viti, ku kishte publikuar edhe foto nga punime.

Por nga ky postim më drejtori Xhaferi nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth kësaj rruge.

Reporteri ka siguruar foto ku shihet se kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, pra rruga është ende në zhavor dhe nuk është e asfaltuar.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu