Telenews

Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata që Specialja mbajti në një shkollë: Jemi të indinjuar, do të merren masa

komuna-e-prishtines-distancohet-nga-ligjerata-qe-specialja-mbajti-ne-nje-shkolle:-jemi-te-indinjuar,-do-te-merren-masa

Komuna e Prishtinës distancohet nga ligjërata që Specialja mbajti në një shkollë: Jemi të indinjuar, do të merren masa

Drejtori a Arsimit të Prishtinës është distancuar nga një ligjëratë që Gjykata Speciale ka mbajtur në një shkollë të Prishtinës në lidhje me “informimin” e nxënësve për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Komuna e Prishtinës u shpreh e indinjuar për mënyrën se si është vepruar dhe ka paralajmëruar “masa konkrete ndaj të gjithë personave përgjegjës” për këtë çështje, duke rikujtuar se ngjarja u zhvillua një organizatë jo qeveritare.

Njoftimi i plotë:

SQARIM PUBLIK

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen e ligjëratës mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.

Sipas informatave zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet shpreh indinjatën për mënyrën se si është vepruar dhe njofton se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi.

Po ashtu, do të trajtohet edhe roli i organizatës që ka realizuar këtë aktivitet me nxënësit e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.

Transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit dhe mjediset shkollore.

Të ngajshme

“Free Hashim Thaçi” | Ligjërata e Speciales në shkollën “Xhevdet Doda”, shpërthejnë reagimet në Kosovë

KushtrimGuraj

Protesta e 17 shkurtit, Hamza: Është koha që të gjithë luftëtarët e lirisë të kthehen në shtëpi

KushtrimGuraj

OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë: Fushatë propagandistike

KushtrimGuraj